LAJMI I FUNDIT:

2023 Ford GT Mk IV lansohet me motor më të madh që prodhon më shumë se 800 kuaj fuqi

2023 Ford GT Mk IV lansohet me motor më të madh që prodhon më shumë se 800 kuaj fuqi

Duke ruajtur më të mirën për fund, Ford prezantoi versionin më ekstrem të modelit GT deri më tani. Për gjatë viteve ka pasur disa edicione speciale me dizajn retro të super veturës Blue Oval dhe Mk IV i ri i bashkohet atij grupi.

Versioni më i ri e kthen emrin e veturës garuese nga viti 1967 dhe shërben si GT i fundit i dizajnuar vetëm për pista garuese. Si një shenjë për paraardhësin e tij fitues të Le Mans, prodhimi do të kufizohet në vetëm 67 njësi dhe të gjitha do të ndërtohen me dorë në objektin e Multimatic në Markham, Ontario.


Ford GT Mk IV e pason GT LM Edition të prezantuar në muajit tetor si super vetura e fundit me këtë emër e dizajnuar vetëm për rrugë. Përderisa vetura e lartpërmendur ka “vetëm” 660 kuaj fuqi, premtohet se modeli i ri do të ketë më shumë se 800 kuaj fuqi, raporton motor1, transmeton Telegrafi.

Ford në mënyrë interesante e përmend një “motor unik EcoBoost me turbo të dyfishtë”, pa thënë qartë se bazohet në të njëjtin motor V6 3.5 litërsh.

GT Mk IV i ri, pavarësisht motorit të fuqishëm, ka një shasi të ndryshme pasi e zgjeroi bazën e rrotave në mënyrë që ta përmirësoj drejtimin. Super vetura gjithashtu përdor një transmision garues, amortizatorët Adaptive Spool Valve, dhe një trup të rikonstruktuar për aerodinamikë më të përmirësuar, dhe duke mos pasur nevojë për t’u përshtatur me rregullat e veturave rrugore, inxhinierët kishin më tepër liri gjatë zhvillimi dhe ndërtimit të veturave.

Veçoritë e tjera përfshijnë një çati me fibra karboni, dhe një ndarëse të madhe, e cila kur dyfishohet mund të përdoret si një pastrues dëbore. Hyrjet anësore të ajrit duken më të mëdha, me sa duket sepse motori i përmirësuar ka nevojë për më shumë ftohje.

Palët e interesuara duhet të kalojnë një proces të ri aplikimi për klientin dhe t’i bëjnë gati 1.6 milionë euro (1.7 milion dollarë). Ford do të përzgjedhë klientët në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm dhe do të fillojë dërgesat në fund të pranverës. /Telegrafi/