LAJMI I FUNDIT:

Më 2018 u rrit për 6.3% numri i biznese të reja

Më 2018 u rrit për 6.3% numri i biznese të reja

Tregues i rëndësishëm i zhvillimeve në sektorin real është edhe numri i bizneseve të reja të regjistruara. Për dallim nga viti 2017 që ishte karakterizuar numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara, në vitin 2018 janë regjistruar 9805 ndërmarrje të reja apo 6.3 për qind më shumë krahasuar me vitin 2017.

“Gjithashtu, edhe numri i ndërmarrjeve të mbyllura ishte më i vogël, 1,426 sosh apo 12.1 për qind më pak krahasuar me vitin 2017. Vetëm në TM4 2018 janë regjistruar 2,401 ndërmarrje të reja apo 25.0 për qind më shumë krahasuar me TM4 2017 ndërsa janë mbyllur 444 ndërmarrje apo 2.8 për qind më shumë krahasuar me TM4 2017”, ka njoftuar Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në publikimin për “Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike, tremujori i katërt 2018”, shkruan Telegrafi.


Gjatë vitit 2018, prinë numri i ndërmarrjeve të tregtisë të cilat kanë filluar biznesin.

“Numri më i madh i ndërmarrjeve të regjistruara vazhdon të jetë i koncentruar në sektorin e tregtisë me 2,525 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimit me 1,109 ndërmarrje, hotelerisë me 988 ndërmarrje dhe ndërtimtarisë me 959 ndërmarrje rritje”, bënë të ditur BQK-ja. /Telegrafi/