LAJMI I FUNDIT:

2012: Shitjet e përgjithshme të telefonave mobil minus 1.7 për qind!

2012: Shitjet e përgjithshme të telefonave mobil  minus 1.7 për qind!

Gjatë vitit 2012, shitjet e telefonave mobil në mbarë botën arritën në 1.75 miliardë njësi, një rënie kjo prej 1.7 për qind nga viti 2011, thuhet sipas firmës së hulumtimeve Gartner.

Telefonat e mençur kanë vazhduar të zënë vendin kryesor në shitjet e përgjithshme të telefonave mobil, pasi në tremujorin e katërt të vitit 2012 pamë një rekord shitjesh prej 207.7 njësive, ose 38,3 për qind më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kërkesa për telefonat e thjeshtë mbeti e dobët gjatë tërë vitit 2012, përfshirë edhe tremujorin e katërt. Shitjet e telefonave të thjeshtë arritën në 264.4 milionë njësi në tremujorin e katërt të vitit 2012, ose 19,3 për qind më pak nga viti në vit.


Analistët presin që telefonat e thjeshtë të vazhdojnë të bien në shitje edhe në vitin 2013. Gartner parashikon që shitjet e telefonave të mençur në mbarë botën do të jetë afër 1 miliard njësive në 2013, dhe shitjet e përgjithshme të telefonave mobil janë llogaritur të arrijnë në 1.9 miliardë njësi.

Në tremujorin e katërt të vitit 2012, Apple dhe Samsung së bashku kanë marrë rreth 52 për qind të tregut të telefonave të mençur mobil, nga 46.4 për qind sa ishte në tremujorin e tretë të vitit 2012. Samsung përfundoi vitin në pozitën e parë si prodhues i telefonave mobil në përgjithësi. / Telegrafi /