LAJMI I FUNDIT:

200 refugjatë që kanë ikur nga Boko Haram, kanë vdekur nga uria

200 refugjatë që kanë ikur nga Boko Haram, kanë vdekur nga uria

Rreth 200 refugjatë të larguar nga militantët Boko Haram kanë vdekur nga uria përgjatë muajve të fundit në Bama të Nigerisë, kanë treguar zyrtarë nga Qendra e Bamirësisë Mjekësore MSF.

Një situatë emergjente humanitare është vërejtur gjatë vizitës së një kampi në të cilin qëndrojnë rreth 24 000 refugjatë, shkruan BBC.


Shumë banorë janë traumatizuar dhe një nga pesë fëmijë vuan nga kequshqyerja akute, thotë MSF.

Rebelimi i grupit islamik ka lënë deri tani rreth 20 000 persona të vdekur dhe më shumë se 2 milionë të zhvendosur.

Ushtria e Nigerisë ka kryer një ofensivë të gjerë kundër tyre, por kjo nuk ka bërë të mundur që të ndalojë grupin Boko Haram, të cilët vazhdojnë ende të sulmojnë fshatrat në veri-lindje të vendit, duke shkatërruar shtëpitë dhe duke djegur puse, transmeton KosovaPress.

Persona të zhvendosur në Bama thonë se varre të reja janë duke u parë në baza ditore.

Zyrtarë të MSF-së thonë se rreth 30 njerëz kanë vdekur çdo ditë për shkak të urisë ose sëmundjes.