Sot në Burim të Malishevës, në njëzet vjetorin e masakrës së Burimit, është mbajtur një tubim përkujtimor, në shenjë kujtimi për të vrarët në këtë masakër, më e madhja në Komunën e Malishevës.
Në masakrën e Burimit, janë vrarë 34 persona nga fshatrat Astrazup dhe Dragobil, si dhe tetë persona tjerë janë vrarë përreth Burimit, po më 31 mars të vitit 1999.
Zv.kryeministri Fatmir Limaj ka thënë se duhet të hetohet secila masakër që ka ndodhur në vend dhe kryesit e këtyre vrasjeve të dënohen.
“Ne nuk mund të jetojmë të qetë, deri në zbardhjen dhe dënimin e këtyre vrasësve. Llapusha gjithmonë ka ditur të rreshtohet drejt dhe t’ju prijë lëvizjeve për liri, në të gjitha etapat, e edhe në luftën e fundit, nuk ka mundur të ndodhë ndryshe. Ne luftën e lavdishme të UÇK-së, kemi vazhduar rrugën e baballarëve tanë”, tha Limaj duke folur për luftën. Përderisa ka folur për masakrën e Burimit, zëvendëskryeministri Limaj, tha se “çdo vdekje e ka edhe historinë e saj, e ne sot po kujtojmë pleqtë dhe fëmijët tanë të cilët dhanë jetën për liri. Kjo ngjarje, është dëshmi e asaj se sa jemi sakrifikuar për lirinë”, tha Limaj, i cili përgëzoi edhe Komunën e Malishevës, për fillimin e ndërtimit të kompleksit memorial në vendin e masakrës së Burimit.
Ndërsa kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka vlerësuar si ngjarjen më të dhimbshme në Malishevë, që ka ndodhur gjatë luftës së fundit.
“Kjo masakër dhe masakrat tjera, kanë qenë një hakmarrje e çetnikëve, në pamundësi të ndalej së luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri. Ju familjarë të të rënëve në këtë masakër, bëhuni të fortë dhe të jeni krenar, pasi me gjakun e tyre është ushqyer kjo tokë në të cilën po rritet fryti i sakrificës së tyre, LIRIA jonë”, tha Begaj.
Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, në fjalën e tij, e ka vlerësuar si masakrën më të madhe dhe ngjarjen më të rëndë të ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ai më pas, në mënyrë kronologjike e ka përshkruar ngjarjen, prej hyrjes së forcave ushtarake dhe paramilitare, e deri në vrasjen dhe masakrimin e dhjetëra banorëve të Dragoblit, Astrazupit dhe fshatrave tjerë.
Edhe Morina, ka kërkuar zbardhjen e kësaj masakre dhe dënimin e autorëve të masakrës.
Në emër të familjarëve, të pranishmit i ka përshëndetur Adem Morina.
Pas kësaj, është vënë edhe gurëthemli i ndërtimit të kompleksit memorial për masakrën e Burimit, në vendin e rënies, tek Vrella e Mëhillit.
Në fund, janë bërë homazhe në varrezat e 42 të vrarëve të 31 marsit të vitit 1999.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Më 23 maj Siljanovska Davkova do ta realizojë vizitën e parë jashtë vendit
Mashtrimi me faturat tatimore dhe dëmi mbi 50 milionë lekë ndaj shtetit, Prokuroria e Tiranës kërkon burg për biznesmenin
Ish-kryeministri britanik, David Cameron pritet të vizitoj Tiranën
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Nënsekretarja amerikane në Kosovë, takime me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti
Policia ndalon një serb në Leposaviq, kishte veshur uniformë ushtarake të Serbisë
Përleshje fizike mes babës dhe djalit në Prishtinë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare