Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga ora 22:00 deri në ora 05:00 mëngjesin e sotëm policia ka regjistruar 20 persona që kanë shkelur orën policore.

Ndërsa sa i përket masës për mbajtje të detyrueshme të maskës mbrojtëse, janë regjistruar 417 shkelje.


MPB apelon deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura për mbrojtje nga coronavirusi.