LAJMI I FUNDIT:

2 Ton publikon këngën e re “A vij a vij”

2 Ton publikon këngën e re “A vij a vij”
Foto: Screenshot/YouTube

Rap-artisti i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, ka prezantuar ditën e sotme (e enjte) këngën e re.

“A vij a vij” titullohet ky projekt, i cili vjen i shoqëruar edhe me videoklip.


Teksti është shkruar nga vet këngëtari në bashkëpunim me Ghulon me producim nga Dardd.

Foto: Screenshot/YouTube

Për vijën melodike gjithashtu u përkujdes Arton Avdyli (emri i vërtetë).

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja ndërkaq i është besuar N’Pik Creative, e cila tashmë ndodhet në YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

2 Ton po vazhdon të jetë tejet i angazhuar në muzikë, ku tani po sjellë më shumë projekte verore.

Vlen të ceket se ai i ka qëndruar besnik stilit të tij që nga fillimi i karrierës. /Telegrafi/