Rap-artisti nga Ferizaj, 2Ton, ka prezantuar sot (e shtunë) projektin e ri muzikor.

“Emocionona” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.


Masterizimi është bërë nga Don Gima, kurse për videon është kujdesur produksioni “XL Films”.

2ton 3 Foto: Screenshot/YouTube

Kënga tashmë gjendet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të këngëtarit të njohur.

Pak pas publikimit, reagimet e fansave kanë qenë të menjëhershme dhe kryesisht pozitive.

2ton Foto: Screenshot/YouTube

Reperi këtë kohë ka qenë mjaft i angazhuar në muzikë dhe ka sjell një sërë projektesh të suksesshme.

Krahas kësaj, 2Ton po vazhdon të jetë i angazhuar edhe me mbrëmje muzikore. /Telegrafi/