“Problema” është titulli i këngës që i ka bërë bashkë 2 Ton, Bllekin dhe Festimin.

Artistët i kanë bashkuar forcat për realizimin e projektit që është produksion i Dardd.


Për tekstin dhe melodinë janë kujdesur tre artistët, ndërsa masterizimin e ka bërë Don Gima.

Kënga është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa xhirimin e videoklipit e ka bërë Bug Production.

“Problema” është pjesë e albumit të parë në karrierën e 2 Ton të titulluar “Passion”. /Telegrafi/