LAJMI I FUNDIT:

15 vite nga vrasja e Ramadan dhe Razim Koracit në Tetovë (Foto/Video)

15 vite nga vrasja e Ramadan dhe Razim Koracit në Tetovë (Foto/Video)
Peter Nicholls

Për një ditë, për një çast, nga policia maqedonase vriten babë e bir, Razim(37) dhe Ramadan Koraci(60), në afërsi të stadiumit të qytetit në Tetovë, para shumë kamerave televizive që ndiqnin zhvillimet e konfliktit ushtarak. Këto pamje më pas tronditën gjithë opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm, njofton Telegrafi Maqedoni

“Ishte mëngjes kur u zgjova, ne ishim të strehuar te banesa e hallës sime, ngase në lagjen tonë në Drenovec, bëhej luftë. Kisha shumë frikë se do të vdes nga krismat që dëgjoja, sepse isha fëmijë, vetëm 10 vjeçe. Ishim të kompletuar e gjithë familja, kurse gjyshi dhe babai im ishin me ne pranë në kohën kur hëngrëm mëngjesin. Gjyshi Razimi dhe babai Ramadani donin të shkonin te shtëpia për të marrë valixhet. Dolën nga banesa dhe nuk u kthyen më. Unë si fëmijë që isha atëkohë, nuk mundesha të kuptojë se çfarë po ndodh. Filluan të cingrojnë telefonatat nga të gjitha anët e familjes dhe pyesnin për regjistrimin e veturës së gjyshit. Pak kohë më vonë e kuptuam se gjyshi dhe babai im janë ekzekutuar nga policia maqedonase. Ishin çaste të vështira, trishtim…Shumë vështirë e përballuam edhe pse isha ende e vogël. Të nesërmen shkuam te varrezat e qytetit për t’u dhënë lamtumirën e fundit gjyshit dhe babait, por nuk mu dha mundësia t’a shihja për herë të fundit babanë tim. Isha me vëllanë dhe e kaluam edhe këtë tmerr” tha vajza e madhe e Ramadan Koracit, Tahire Koraci.


“Një ditë pas varrimit të gjyshit dhe babait, së bashku me anëtarët e familjes u kthyem në shtëpi. Shtëpia ishe e zbrazur, tmerri dhe dhimbja ishin kudo prezent. Gjatë dy javëve që qëndruam në shtëpi, shumë njerëz na vizituan për ngushëllime, por assesi nuk mundën të na shërojnë plagën e rëndë. E gjithë familja shkuam në Kosovë, ku kemi qëndruar deri sa ka përfunduar lufta në Tetovë. Në Kosovë ishte xhaxhai im, i cili kishte ardhur të na vizitojë nga Gjermania, pasi që këtu bëhej luftë. Pas pesë muajve nga ngjarja tragjike, lindi motra ime Elira në Spitalin e Prishtinës”, rrëfen Tahirja për eksodin e familjes së saj.

Peter Nicholls

Peter Nicholls

Peter Nicholls

Peter Nicholls

Peter Nicholls

Për këtë ngjarje, atëherë shkruan edhe media prestigjioze si BBC, New York Times dhe Associated Press.

”Ushtoi mali Sharr nga krismat e automatikëve të cilët ishin të drejtuar kah dy persona që më vonë doli të jenë babë e bir” thuhet në raportimin e New York Times për këtë ngjarje.

”Ata njerëz janë martir, viktima të hakmarrjes së policisë së Maqedonisë” tha Asllani i cili u pengua nga bashkëfshatarët që tregoj mbiemrin për New York Times.

”Ende ka kohë për dialog në mes politikanëve për të ndalur këtë marrëzi” tha Muzaferi, elektriçist 46 vjeçar i cili qëndronte afër arkivolëve të gjelbërt, shkruan New York Times.

”Tensionet rriten në Tetovë pas vrasjes së dy shqiptarëve, babë e bir, nga forcat e sigurisë që nga mediat ndërkombëtare përshkruhet si panikë nga të gjithë anët. Vetura e tyre u ndal para postbllokut policor me urdhër të policisë. Ndërsa babai Ramadani doli jashtë për kontroll, djali Razim lëvizi diçka në xhep që policia maqedonase tha se ka qenë bombë. Pastaj ndodhi ajo çka ndodhi, e cila është filmuar nga të gjithë mediat që ishin aty për të filmuar ngjarjet në lagjen Drenovec të Tetovës.” shkruan BBC për këtë ngjarje.

Vajza që lindi pas vdekjes së Ramadanit i shkruan poezi babait

PËR TY BABI
Erdha tek varri yt
Me sy mbushur lot,
Të pyeta për atë që më mundon
Por ti nuk më përgjigjesh dot.
Më ka humb rruga Babi
A thua nga mallëngjimi,
Tani nuk di as vet
Ku është fundi e as fillimi.
Të gjithë shkruajnë për nënat prozë e poezi
E unë këtë që po shkruaj
Ta kushtoj vetëm ty.
Të desha për së gjalli
Të dua edhe në varr,
Për fjalët që i shkrova
Të lutem më bëj hallall.
Kujt t’i ankohem unë Babi
Për atë që më mundon,
Të gjithë ma kthyen shpinën
Askush s’më dëgjon.
Nga Bija jote – Elira Koraci

Elira Koraci

Ndërkaq, sot e kësaj dite nuk jepen sqarime në lidhje me këtë vrasje, ndërsa atë kohë, arsyetimi i policisë ishte se dy shqiptarët kishin pasur me vete bombë, arsyetim ky banal, pasi përveç nga dëshmitarët okularë, edhe nga shikuesit tjerë u pa se ata nuk kanë pasur bombë, por vetëm celularë./Telegrafi/

//

Posted by Telegrafi Maqedoni on Sunday, February 7, 2016

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori