LAJMI I FUNDIT:

14 vjet pavarësi, rrëfimi i veçantë i kolonelit Destan Thaçi që udhëhoqi me operacionet policore në ditën kur u shpall pavarësia

14 vjet pavarësi, rrëfimi i veçantë i kolonelit Destan Thaçi që udhëhoqi me operacionet policore në ditën kur u shpall pavarësia

Për vite të tëra ka mbajtur të veshur uniformën e Policisë së Kosovës me krenarinë më të madhe. Karriera e tij u përshkrua me sfida të llojllojshme, por momentet më të veçanta për kolonelin tashmë në pension të Policisë së Kosovës, Destan Thaçi i sjellë data 17 shkurt, pikërisht data kur u shpall Pavarësia e Kosovës, në vitin 2008.

Në atë kohë, koloneli Destan Thaçi ka udhëhequr me operacionet policore në rajonin e Prishtinës, ndërsa ishte në dhomën komanduese në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës.


Në një rrëfim për Telegrafin, koloneli Thaçi thotë se në këtë datë ka emocione të veçanta, pasi që edhe kishin ngritur flamurin e Kosovës, para Drejtorisë së Policisë në Prishtinë, flamur ky i cili vazhdon të valëvitet që 14 vjet.

Thaçi në intervistë ka folur edhe për punën e tij gjatë kohës sa ishte në Policinë e Kosovës.

“Unë kam filluar në Policinë e Kosovës që nga vitet 2000-ta, kam qenë gjenerata e pestë e Akademisë Policore në Vushtrri, dhe praktikisht pas kryerjes se akademisë, kam qenë në pozitat e larta të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovë. Një ndër pozitat ka qenë e komandantit rajonal tash të drejtorit rajonal të Prishtinës. Kam qenë drejtor rajonal i Policisë së Prishtinës, kam qenë komandat edhe paraluftës, në atë sistemin e regjimit që na kishte larguar nga puna, kam qenë edhe i burgosur politik. Kam pasur sfida të llojllojshme, kështu që arrita në një kohë kur u pensionova, dhe në vitin 2018 unë i mbusha vjet dhe u pensionova. E kam një shëndet të mirë dhe këtë shëndet ia uroj çdo qytetar”, është shprehur ai.

Koloneli i pensionuar thotë se ndjehet krenar që ka qenë komandat rajonal në atë kohë, dhe se kishte hartuar një plan sigurimi për manifestimin e pavarësisë.

“Shpallja e pavarësisë është pritur për shumë vite nga gjithë qytetarë e Kosovës, Kjo është pritur që nga viti 2000, në atë kohë kur thoshin që për 5 vite do të ndodhë pavarësia, neve na u doke shumë larg, a neve na u dashtë edhe 8 vite që të pavarësohemi.

2008 ka qenë sfide e madhe, por edhe e ndjej vetën krenar që kam qenë komandat rajonal në Policinë Rajonale, dhe praktikisht e kam organizuar një plan të sigurisë dhe e kam udhëheq sa i përket manifestimit qendror që u mbajt në Prishtinë, sepse të gjithë qytetarët ishin drejtuar kah Prishtina, për arsye se gëzimi ishte i madh, dhe atë ditë u pritke të shpallet pavarësia. Policët kanë qenë shumë të gëzueshëm dhe në fytyra të tyre është parë gëzimi, edhe isha edhe unë i kënaqur që isha pjesë e angazhimit dhe e drejtoja planin operacional për manifestimin qendror në Prishtinë, kur u shpall pavarësia Kosova si shtet i pavarur dhe demokratik në 2008”, pohoi ai.

Koloneli Destan Thaçi

Thaçi thotë se nuk kanë pritur që të ketë ndonjë eskalim të situatës dhe se kishin përgatitur të gjitha masat e nevojshme që festa të kalojë pa incidente.

“Unë kam udhëhequr dhomën komanduese, duke përcjellë situatën e sigurisë në tërë qytetin, në tërë komunat”, tha mes tjerash ai.

Koloneli në pension Destan Thaçi ( Fotografia e datës 17 shkurt 2008)

Gjatë rrëfimit, koloneli Thaçi u ndal edhe te momenti kur kishin ngritur flamurin para Drejtorisë së Policisë në Prishtinë.

“Ne e vendosëm këtë flamur që po shihet para stacioni, dhe e vendosëm e morëm dhe e ngritëm para Drejtorisë Rajonale, këtë e kemi bërë më të gjithë policët dhe njësinë speciale, ajo na ka mbetë një kujtim i fortë, ishe kënaqësi që morëm pjesë. Sa i përket emocioneve ato na përcjellin gjithë, edhe pse jemi në pension unë përcjelli gjithë aktivitet policore”, shtoi ndër tjera ai.

Megjithatë, koloneli Thaçi pati edhe një porosi në fund, duke thënë se tashmë gjërat duhet të lëvizin më shpejtë drejt përmirësimit të kushteve të policëve, duke potencuar se policët ende nuk kanë sigurim shëndetësor.

“50 vite në uniformë, nuk mund të ndahesh lehtë, pas gjithë kësaj kohë, 20 vite pas luftës, 14 vite pas pavarësisë, senet duhet të lëvizin më shpejtë sa i përket në favor të Kosovës. Policët ende nuk a kanë ligjin për sigurime shëndetësore”, porositi koloneli tashmë në pension.

Ndryshe, sot më 17 shkurt, bëhen 14 vjet që kur Kosova u shpallë shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Pavarësia e Kosovës u shpallë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku të pranishëm në sallë në atë kohë ishin 109 deputetë.

Shpallja e pavarësisë u bë rreth orës 15:39, ndërkohë në të gjitha qytetet e Kosovës ishin bërë organizime të shumta, e qytetarët me gëzim të madh festuan ditën e pavarësisë.

Manifestimi kryesor për shpalljen e pavarësisë ishte bërë në kryeqytetin e Kosovës, ku qytetarët nga të gjitha komunat ishin nisur drejt shesheve të Prishtinës.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga 117 shtete, ku shteti i fundit i cili ka njohur pavarësinë e Kosovës ishte Izraeli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori