LAJMI I FUNDIT:

13-vjeçarja në Indi dyshohet se u dhunua nga katër burra e pastaj edhe nga një oficer policie kur raportoi rastin

13-vjeçarja në Indi dyshohet se u dhunua nga katër burra e pastaj edhe nga një oficer policie kur raportoi rastin

Një vajzë 13-vjeçare e cila dyshohet se u përdhunua njëherazi nga katër burra në Indi, dyshohet se u përdhunua përsëri nga një oficer policie pasi u përpoq të kërkonte ndihmën e tij për të raportuar sulmin e parë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, autoritetet në Uttar Pradesh konfirmuan të mërkurën se një oficer policie ishte arrestuar në lidhje me incidentin e dyshuar, që ka shkaktuar reagime në Indi me shuma akuza ndaj policisë që ndihmojnë në përjetësimin e një kulture sistematike të dhunës seksuale.

Në një postim në Twitter të mërkurën, Priyanka Gandhi Vadra, një politikane e lartë për partinë opozitare të Kongresit të Indisë, shkroi: “Nëse stacionet e policisë nuk janë të sigurta për gratë, atëherë ku do të shkojnë ato për t’u ankuar?”.

Lidhur me këtë rast është duke vazhduar një hetim mbi incidentin e dyshuar në një stacion policie lagjen Lalitpur të shtetit.

Pas arrestimit të tij, oficeri në qendër të akuzës tha për media se ishte i pafajshëm dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur.

Të gjithë oficerëve në detyrë në momentin e ngjarjes së supozuar kanë marrë vërejtje dhe ndaj tyre do të merren masa nëse shpallen fajtorë për ndonjë krim, sipas policisë.

Në anën tjetër, katër burra janë arrestuar për rrëmbimin dhe përdhunimin e dyshuar të të miturës në prill, sipas policisë. Ata dyshohet se e kishin çuar vajzën në shtetin fqinj të Madhya Pradesh, ku ajo u përdhunua dhe u mbajt për katër ditë, tha policia. Një grua është arrestuar gjithashtu në lidhje me incidentin e supozuar, tha policia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Lufta, një kërcënim real dhe Evropa nuk është gati - paralajmëron Tusk i Polonisë

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Arrestohet gazetarja ruse që filmoi videon e fundit të Alexei Navalnyt të gjallë

Evropa
Kalo në kategori