LAJMI I FUNDIT:

12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

12 vjet burg për vrasjen e Zejnepe Berishës

Nebih Berisha është  dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen bashkëshortes së tij Zejnepe Berishës.

Vendimi është shpallur sot nga gjykata e Prizrenit.


Aktakuzë ndaj burrit që vrau Zejnepe Berishën
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj burrit që vrau Zejnepe Berishën

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Gjatë fjalës përfundimtare të këtij procesi të zhvilluar të martën, Esat Gutaj, avokati i Nebih Berishës, kishte kërkuar që të mbrojturit të tij gjykata t’i caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit mental, ngase, sipas tij, vetë ekspertiza psikiatrike e ka konstatuar se i akuzuari ka aftësi esencialisht të zvogëluar.

Vrasja e Zejnepe Berishës kishte nxitur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteti në Suharekë. /kallxo.com/