LAJMI I FUNDIT:

11 vjet burgim ndaj të pandehurit H.Z për vrasje të rëndë, të kryer në vitin 1989

11 vjet burgim ndaj të pandehurit H.Z për vrasje të rëndë, të kryer në vitin 1989
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit H.Z për shkak më 20.10.1989, rreth orës 9:30, në afërsi të kanalit për ujitje në D, i akuzuari në bashkëveprim me tani të dënuarin S.Z, e nga hakmarrja e paskrupullt, me dashje e kanë privuar nga jeta tani të ndjerin Z.U, i moshës 25 vjeçare.

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur në atë mënyrë që për shkak të një rrahje që kishte ndodhur me datë 02 qershor 1989, në mes të pandehurit me vëllain e tani të ndjerit, me ta vërejtur tani të ndjerin Z.U, e përcjellin për një kohë e pastaj i afrohen nga prapa, fillimisht tani i dënuari S, e kap për qafe me dorën e majtë, kurse me dorën e djathtë fillon ta godas me thikë në pjesën e përparme të regjionit të gjoksit, e ku i ndjeri në mbrojtje e sipër, së bashku me tani të dënuarin S, kanë rënë në kanalin e ujit.


“…I akuzuari H,  zbret në kanal e përderisa i dënuari S, po e mbante për duarsh tani të ndjerin Z, i akuzuari e godet disa herë me thikë, në shpinë e në pjesë të tjera të trupit, me ç’rast tani i ndjeri, nga tani i dënuari S dhe i akuzuari, ka marrë gjithsej 16 goditje me thikë, shumicën prej tyre në organet vitale, e si pasoj e këtyre goditjeve, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të pandehurit H.Z gjykata i shqiptoj dënimin me burg në kohëzgjatje prej 11 vjet në të cilin dënim i llogaritet dhe koha e kaluar në paraburgim.

I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës penale të paguaj shumën prej 200 euro, në emër të paushallit gjyqësorë shumën 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit, shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh, pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest të rregullt civil.

Pas shpalljes së aktgjykimit, të pandehurit i vazhdohet paraburgimi gjer në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori