LAJMI I FUNDIT:

11 të helmuar në një qebaptore në Mitrovicë, mes tyre nxënës 15 vjeçar

11 të helmuar në një qebaptore në Mitrovicë, mes tyre nxënës 15 vjeçar

11 persona janë helmuar në mesditën e sotme, në një restorant të ushqimeve të shpejta në qytetin e Mitrovicës.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyra për informim e Policisë së Kosovës, ku është bërë e ditur që të helmuarit ku përfshihen dhe nxënës të moshës 15 vjeçare, janë duke u trajtuar në spitalin rajonal të Mitrovicës.


Tutje policia ka bërë të ditur se është intervistuar pronari i restorantit ku janë ushqyer të rinjtë të cilët kanë pësuar helmime, ndërsa rreth këtij rasti janë duke u marr prokuroria.

Të helmuarit i takojnë moshës 23 më i vjetri e deri tek më i riu 15 vjeçar.