LAJMI I FUNDIT:

100 zjarrfikës në terren, del jashtë kontrollit zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës

100 zjarrfikës në terren, del jashtë kontrollit zjarri në Parkun Kombëtar të Prespës

Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Prespës, kanë dalë jashtë kontrollit. Pavarësisht se në terren janë gati 100 punonjës të shërbimit zjarrfikës, ushtrisë, pyjor, zonave të mbrojtura dhe banorë të zonës ka qenë e pamundur mbajtja nën kontroll e flakëve të zjarrit që tashmë janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të parkut kombëtar.

Kjo edhe për shkak të mungesës së rezervave ujore në lartësitë e masivit pyjor.

Prej 4 ditësh nuk ka pasur ndërhyrje nga ajri dhe deri tani përllogaritet se janë djegur rreth 900 hektarë pyje dhe kullota.


Sipas drejtuesve lokalë ndërhyrja nga ajri shikohet si e vetmja mundësi për të ndaluar përparimin e flakëve drejt zonave me bimësi më të lartë. Sakaq vatra zjarri janë shfaqur edhe në bashkitë e Lushnjës dhe të Selenicës, por falë ndërhyrjeve në kohë të reparteve zjarrfikëse kanë mundur të vihen nën kontroll, ndërsa situata po monitorohet për të parandaluar riaktivizimin e vatrave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Takimi i Demaçit që zgjati më shumë se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit më 1992, si reagoi ambasadori jugosllav për takimin

Takimi i Demaçit që zgjati më shumë se një orë me Sekretarin amerikan të Shtetit më 1992, si reagoi ambasadori jugosllav për takimin

Lajme
Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Qeveria serbe urdhëron zbatimin e masave të prezantuara nga Vuçiqi për Kosovën

Lajme
U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

U kërcënua apo u koordinua Qeveria e Kosovës, për hapjen e urës?

Lajme
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë

Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë

Drejtësi
Opozita dhe analistët serbë e konsiderojnë të dështuar politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës

Opozita dhe analistët serbë e konsiderojnë të dështuar politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës

Politikë
Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes

Bllokimi i CEFTA-s, paralajmërohen pasoja ndaj Kosovës edhe për planin e rritjes

Lajme
Kalo në kategori