Komuna e Istogut është duke u përballur me një gjendje shqetësuese të sëmundjes Gungore të gjedhit , ku tashmë janë të evidentuara 18 raste të asgjësimit në mënyrë të kontrolluar dhe sipas informatave nga tereni mbi 100 raste të tjera janë të prekura nga kjo sëmundje, ku çdo ditë po paraqiten dy deri ne tri raste të reja.
Në një njoftim për media thuhet se, ky fenomen është shndërruar në shqetësues, andaj edhe është mbajtur sot takim me përfaqësuesit e firmave veterinare të komunës së Istogut, për marrjen e masave parandaluese së sëmundjes gungore te gjedhit .
‘Nga ky takim u konkludua se gjendje është alarmante dhe shqetësuese, andaj komuna e Istogut kërkon nga Agjensioni i Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës, të shfrytëzojë të gjitha mundësitë e veta për sigurimin e mjeteve për blerjen e vaksinave, që ndikojnë në parandalimin e kësaj sëmundje dhe të shohin mundësinë e kompensimit të dëmeve të shkaktuara nga kjo sëmundje për shkak se fermerët e komunës së Istogut rritjen e gjedhit e kanë burim të vetëm të jetesës”, thuhet në njoftim.
Më tej, thuhet se Komuna e Istogut ka marrë të gjitha masat për parandalimin e kësaj sëmundje duke bërë mbylljen e tregut të kafshëve, hapjen e gropës për groposjen dhe asgjësimin tyre dhe kontrollimin e mishit në thertore dhe në pika të shitjes së tij nga inspektori komunal i veterinarisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?