Trajneri Diego Simeone ka paralajmëruar se Atletico Madrid duhet të japë shumë më tepër se maksimumi nëse dëshiron ta sfidojë realisht Barcelonën dhe Real Madridin për titullin në La Liga, pavarësisht fitores bindëse 3-0 ndaj Gironës.

Atletico e dominoi plotësisht përballjen e së dielës, duke marrë tri pikë të mëdha që e ngjitën në vendin e tretë në tabelë. Megjithatë, trajneri argjentinas mbetet realist dhe i vetëdijshëm për hendekun që ende ekziston mes skuadrës së tij dhe dy gjigantëve spanjollë.


“Sezonin e kaluar konkurruam shumë mirë në Ligën e Kampionëve, por në La Liga na mungoi ai shtytje shtesë, vendosmëria dhe bindja. Për të arritur aty ku duam, 100 për qind nuk mjafton”.

Simeone theksoi se sa herë përballet ose mendon për Real Madridin dhe Barcelonën, kupton qartë se kërkesat janë shumë më të larta.

“Sa herë që shohim Real Madridin dhe Barcelonën, mendoj për këtë, për shkak të situatave të ndryshme; ne duhet të japim 110 apo 120 për qind”.

“Nuk arritëm ta kapim atë nivel dhe për këtë arsye kemi mbetur të bllokuar në pozicionin ku kemi qenë kohët e fundit”.

Simeone foli edhe për ecurinë e këtij sezoni, duke kujtuar fillimin e vështirë dhe kritikat që skuadra mori.

“Deri në gjysmën e sezonit, ekipi doli nga një situatë e vështirë në fillim, ku nuk po shihnim atë që donim të shihnim. Ju na kritikonit, ne donim të përmirësoheshim dhe lojtarët donin të evoluonin".

“Fatmirësisht, puna e palodhur, besimi, bindja, vetëbesimi dhe të diturit saktësisht se çfarë duam na dhanë qetësinë për të vazhduar në rrugën drejt asaj që synojmë. Dhe ajo rrugë na mëson se 100 për qind nuk mjafton”.

Atletico përndryshe zë pozitën e tretë me 37 pikë, nëntë më pak se lideri Barcelona./Telegrafi

telegrafi sport app