LAJMI I FUNDIT:

“100 lopë për kryeministren e ardhshme italiane” – djali i presidentit të Ugandës i propozon martesë Giorgia Melonit

“100 lopë për kryeministren e ardhshme italiane” – djali i presidentit të Ugandës i propozon martesë Giorgia Melonit

Djali i presidentit të Ugandës, Muhuzi Kainerugaba ka ofruar 100 lopë për “dorën” e Giorgio Melonit, e cila pritet të jetë kryeministre e re e Italisë.

Presidenti i Ugandës, Yoweri Museveni ka shkarkuar djalin e tij, Muhoozi Kainerugaba nga posti i shefit të ushtrisë, pasi ai vazhdimisht kërcënoi se do t’i pushtonte fqinjët, Keninë.

Kainerugaba më vonë tha se kishte bërë shaka, por ato shkaktuan një reagim të zemëruar nga kenianët në mediat sociale.


Në një deklaratë që njoftonte shkarkimin si komandant i forcave tokësore, ushtria tha se Kainerugaba ishte graduar nga gjeneral-lejtnant në gjeneral dhe do të mbetet këshilltari i lartë i presidentit për operacionet speciale.

Kainerugaba ka një prezencë në rrjetet sociale dhe të hënën dhe sot ai dërgoi një sërë mesazhesh provokuese në Twitter, duke përfshirë propozimin e bashkimit të Kenisë dhe Ugandës dhe ofrimin e lopëve për Giorgio Melonin, e cila pritet të jetë kryeministre e Italisë.

Të hënën, ai pyeti 600 mijë ndjekës në Twitter se sa lopë duhet t’i ofrojë Melonit për ta bindur që të martohet me të, shkruan larepublica.

“Unë do t’ia jepja menjëherë 100 lopë! Sepse ajo është e sypatrembur dhe e drejt!”, ka shkruar ai.

Francesco Lollobrigida, një bashkëpunëtor i ngushtë i Giorgio Melonit, u tha gazetarëve se oferta e Kainerugaba nuk ishte një çështje serioze. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori