Shpeshherë thëniet inspiruese na ndihmojnë ta rikujtojmë forcën që e kemi harruar dhe na motivojnë ta vazhdojmë rrugën drejt realizimit të qëllimeve që i kemi

Telegrafi më poshtë ju sjell disa thënie nga njerëz të mëdhenj që jua rikujtojnë këtë forcë, por edhe rëndësinë e guximit, vendosmërisë dhe pozitivitetit:


1: “Shumica e dështimeve në jetë janë njerëzit që nuk e kishin kuptuar sa afër suksesit kanë qenë kur kanë hequr dorë”  --- Thomas Edison

2: “Suksesi është të marrësh atë çfarë dëshiron. Lumturia është ta dëshirosh atë çfarë e merr” --- Ingrid Bergman

3: “A dëshiron që vërtet ta shikosh jetën pas dhe ta shohësh sa e mrekullueshme ka mundur të jetë po të mos kishe pasur frikë ta jetoje?” --- Caroline Myss

4: “Ndaloni së ndjekuri paranë dhe filloni ta ndiqni pasionin” --- Tony Hsieh

5: “Nuk ka të bëjë se a nokautoheni. Ka të bëjë me atë se a ngriheni prapë” --- Vince Lombardi

6: “Çdo gjë që e keni dashur gjithmonë është në anën tjetër të frikës” --- George Addair

7: “Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika se dështoni” --- Paulo Coelho

8: “Për çdo minutë që jeni të zemëruar, ju i humbni 60 sekonda lumturi” --- Ralph Waldo

9: “Mundimi në të cilin po kaloni sot është duke jua zhvilluar forcën që ju nevojitet për nesër” --- Robert Tew

10: “Pesimisti sheh vështirësi në çdo mundësi. Optimisti sheh mundësi në çdo vështirësi” --- Winston Churchill. 








/Telegrafi/