E mbani mend serialin ‘The Fresh Prince of Bel-Air? Një pjesë e madhe e njerëzve e kanë shikuar atë seria. Është një nga klasikët e viteve të 90’ta që ose e kanë shikuar njerëzit ose duan ta shikojnë.
Will Smith, reperi i ri që luante rolin e djalit të mençur nga Philadelphia, kishte arritur të gjente rrugën drejt milionave para se t’i mbushte 18 vjet. Disa vite më vonë, ajo kishte arritur të bëhej një yll i Hollywood-it, duke luajtur në filmat e njohur si ‘Bad Boys’ dhe ‘Men in Black’, transmeton Telegrafi.
Edhe sot kur e shohim emrin e tij në ndonjë film, padyshim se emocionohemi.
Will Smith fillimisht kishte instaluar frigoriferë në dyqane, ndërkaq tani është një nga aktorët më të njohur të kohës sonë. Pra, lirisht mund të themi se Smith e din saktë se çfarë duhet për t’i realizuar ëndrrat.
Në fakt, gjatë një fjalimi kur kishte pranuar një çmim, ai kishte thënë se dy çelësat kryesorë për suksesin e tij janë “vrapimi dhe leximi”.
Mos u brengosni, do ta shmangim pjesën e vrapimit për ju. Sa i përket leximit, më poshtë i keni tre libra që Will Smith beson se ia kanë ndryshuar jetën e ti. Ndoshta e kanë të njëjtin ndikim edhe te ju.
“The Alchemist” nga Paulo Coelho
Pak libra mund t’jua ndryshojnë jetën përgjithmonë, por ky është njëri nga ta. Libri e përshkruan rrugëtimin aventuresk të një djaloshi çoban duke e theksuar faktin se kur dëshironi shumë diçka në jetë, universi do të konspirojë që t’ju ndihmojë ta arrini atë.
“Kur duam diçka, ne gjithmonë përpiqemi të bëhemi më të mirë se ç’jemi. Kur luftojmë të bëhemi më të mirë se ç’jemi, çdo gjë rreth nesh bëhet po ashtu më e mirë”.
“Outliers: The Story of Success” nga Malcolm Gladwell
Ky është një lloj libri që dukshëm jua ndryshon mënyrën se si e shikoni veten dhe tjerët. Libri është i mbushur me fakte, anekdota dhe me një histori sharmante ku autori zhytet në arsyet e vërteta se përse shumica e njerëzve të suksesshëm janë të ndryshëm.
“Unë e kam lexuar librin e Malcom Gladweel, dhe ai flet për konceptin e 10,000 orëve. Kjo nënkupton që nuk arrini të mjeshtëroni asgjë pa e praktikuar 10,000 orë”, kishte thënë Will Smith.
“Shumica e asaj se çka është e bukur rreth botës ka lindur nga vështirësitë”
“Rich Dad, Poor Dad” nga Robert T. Kiyosaki
Nëse brenga juaj kryesore është të bëheni të pavarur financiarisht, atëherë ky libër do t’jua ndryshojë mënyrën si i shikoni paratë dhe investimet.
Autori Kiyosaki e shpjegon në detaje përvojën e tij personale me babanë e vërtetë (i cili ishte i varfër) dhe me shokun e ngushtë të babait të tij (që ishte i pasur). Që të dy kishin ndihmuar t’ia formësoni perspektivën mbi financat dhe e kishin drejtuar atë të bëhet një autor bestseller.
“Madhështia ekziston brenda të gjithë neve” – Will Smith.
Në një intervistë me ‘Oprah’, Smith kishte rrëfyer se nuk mund të ndalet duke menduar si një “njeri i varfër” dhe ende brengoset për të ardhmen financiare. Ndërkaq djemtë e tij, që jetojnë një jetë luksoze, është dashur të përjetojnë mendime të klasës së mesme. Për t’jua ndryshuar atyre perspektivën, ai u kishte kërkuar ta lexonin këtë libër që t’i kuptonin më mirë paratë.
Përse duhet t’i lexoni ju këto libra?
Përderisa është normale që ta shmangni çdo libër që nuk ju duket interesant, këta tre libra kanë lënë njollë të përhershme te Will Smith-i për një arsye.
The Alchemist mund t’jua mësojë rëndësinë e asaj se asnjëherë nuk duhet të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. The Outliers mund t’jua shfaqë një botë krejt të re ku suksesi është brenda kornizave që mund ta arrini. Rich Dad, Poor Dad mund t’jua instalojë një vetëdije financiare që ju udhëheqë në investimet e ardhshme dhe ju liron nga brengat se a do t’ia dilni mbanë muajin e ardhshëm.
Këta tre libra ndoshta nuk janë gjithçka çfarë ju nevojitet për ta arritur suksesin, por padyshim se janë fillim i mbarë. Nuk e dini pa e provuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina
Është koha për të mbjellë dredhëza në vazo: Ndiqni këto rregulla
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE