LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarja evropiane kërkon dorëheqjen e Borrellit dhe Lajçakut

Zyrtarja evropiane kërkon dorëheqjen e Borrellit dhe Lajçakut

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, u ka bërë thirrje 705 deputetëve të Parlamentit Evropian që të kërkojnë dorëheqjen e Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut nga funksionet e tyre.

Schneeberger ka kërkuar dorëheqjen e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, me arsyetimin se vendimet e tyre rrezikojnë paqen dhe demokracinë në Evropë.


Sulmet në Mitrovicën e veriut, zyrtarja evropiane kritikon Borrellin: A po mendoni tashmë për sanksione të radhës ndaj Kosovës?
Lexo po ashtu Sulmet në Mitrovicën e veriut, zyrtarja evropiane kritikon Borrellin: A po mendoni tashmë për sanksione të radhës ndaj Kosovës?

“Ju bëj thirrje të gjithëve: Bëni thirrje për dorëheqjen e Komisionerit dhe Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, Emisarit Special Miroslav Lajçak dhe Drejtorit të Përgjithshëm Gert Jan Koopman. Vendimet e tyre rrezikojnë demokracinë dhe paqen në Evropë”, thuhet në letrën e Schneeberger.

Sipas saj, Borrell e Lajçak nuk janë të pavarur dhe nuk marrin vendime në frymën e vlerave evropiane.

“Ne nuk duhet ta lejojmë këtë. Ka nevojë urgjente për njerëz në këto pozita që përfaqësojnë dhe mbrojnë vlerat e BE-së. Ne kemi nevojë për përfaqësues në nivel të BE-së që përfaqësojnë interesat e qytetarëve në Evropë. Dhe këta qytetarë duan paqe dhe demokraci, jo një luftë tjetër”.

Ajo tutje i ka quajtur skandal masat e prezantuara kundër Kosovës nga Komisioni Evropian të hënën para Parlamentit Evropian.

“Masat e prezantuara ndaj Republikës së Kosovës nuk janë vetëm skandal dhe dëmtojnë besueshmërinë e reputacionin e BE-së, por rrezikojnë edhe sigurinë e të gjithëve neve”, ka shkruar tutje këshilltarja e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori