LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarizohet Lëvizja Demokratike, Mexhiti: Do të jemi zëri i atyre që janë nën hije

Zyrtarizohet Lëvizja Demokratike, Mexhiti: Do të jemi zëri i atyre që janë nën hije

“Nuk na solli këtu inati, por koshienca, nuk na solli lakmia, por na frymëzoi vullneti, nuk u bashkuam për të qenë kundër, por për të qenë prijës, nuk u tubuam nga mllefi, por nga entuziazmi”.

Nën premtime të shumta, se do të jetë ndryshimi në skenën politike, Izet Mexhiti zyrtarizoi partinë e tij “Levizja Demokratike”.


Mexhiti tha se do të jetë zëri i atyre që deri sot kanë qenë të lënë nën hije dhe do të vë në funksion, potencialin e pashfrytëzuar të shoqërisë, e posaqërisht potencialin e femrës.

Izet Mexhiti, kryetar i Partis Demokratike

“Nuk do t’ju drejtoj komplimente bukurie, nuk do t’ ju them se jeni boshti i lëvizjes, nuk ju premtoj sfilata e gallata, nuk ju ofendoj dot me boshllëqe të recikluara, në fakt kësaj radhe, do të kërkoj nga ju të bëheni faktori që do të sjellë ndryshimin”.

Mexhiti bëri me dije se do të veproj si opozitë dhe se do të formojnë edhe grup parlamentarë. Mirëpo për bashkëpunime me partitë e tjera, shtoi se do të zhvillojnë bisedime. Por, potencoi se nuk do të jenë të hapur për bashkëpunim për partitë që bllokojnë integrimin e vendit.

Izet Mexhiti, kryetar i Partisë Demokratike

“Me kë do të bashkëpunojmë, nuk e kemi me rëndësi tani. Do të shohim pas zgjedhjeve. Por, jo pa asnjë kusht. Një kusht do të jetë, nuk do të jemi me dikë që është kundër procesit eurointegrues, për të tjerat do të bisedojmë”.

Lëvizja Demokratike poashtu mbajti Kuvendin Themelues të partisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori