LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarisht në modë, Parisi konfirmon trendet e reja

Zyrtarisht në modë, Parisi konfirmon trendet e reja

Java e modës në Paris nuk ka përfunduar ende, por gjithsesi kemi tendencat e para të vjeshtë- dimrit 2020-2021

Le të nisim me atë çka nuk do të jetë më në modë në dimrin e ardhshëm: Nuk do të shohim printet e kafshëve, logot, të cilat do t’ua lënë vendin printeve me nuance të gjalla dhe me një prekje retro.


Ajo çka mund të themi, ndër të tjera është se për herë të parë, Milano dhe Parisi “bien dakord” për tendencat e reja të cilat i kemi përmbledhur në listën e mëposhtme.

Lëkura

Saint Laurent dhe Off- White kanë konfirmuar, një veshje e gjitha në lëkurë do të jetë e duhura për dimrin e ardhshëm. Xhaketat “oversize”, fustanet e ngushta e të shkurtra, por edhe pantallonat nga lëkura klasike tek ajo lateks apo vinyl. Ngjyrat? E zeza mbretëron!

Ngjyrat-trend

Një veshje e gjitha në një ngjyrë ka kohë që propozohet si një trend i padiskutueshëm dhe mund të themi se ka qenë një tendencë protagonist edhe në javët e modës. Ashtu sikurse në Milan paletat neutrale, ngjyrat e tokës, e kuqja dhe jeshilja u prezantuan si trend, Parisi shton gjithashtu vjollcën e cila është përdorur më së shumti në xhaketa, pulovra e pantallona të ngushta.

Printi Tartan

Tartani mbetet një ndër printet më të dashura pavarësisht trendeve që ikin e vijnë sipas javëve të modës. I propozuar prej disa sezonesh nga shtëpia e modës Dior, këtë vit e shohim edhe nga Saint Laurent.

Kostumet

Gjëja që nuk do të dalë kurrë nga moda, kostumet! Sa më shumë mashkullore më mirë dhe mund të themi se është një trend që po zëvendëson fundet dhe fustanet. Në prerje “oversize” dhe në ngjyra të gjalla, me shpatulla të rëna apo me volum! /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Meghan Markle është shfaqur e veshur si një princeshë e vërtetë dhe askush nuk ka për çfarë t’i bëjë vërejtje

Moda
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Si të kombinojmë ngjyrat

Si të kombinojmë ngjyrat

Keshilla Modë
Kalo në kategori