LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarisht engjëllushja e re e Victoria’s: Ajo do të bartë krahët e Adriana Limas!

Zyrtarisht engjëllushja e re e Victoria’s: Ajo do të bartë krahët e Adriana Limas!

Brendi i njohur tani ka konfirmuar zëvendësimin për ish-modelen, e cila është pensionuar

Pasi që në nëntorin e vitit të kaluar Adriana Lima për herë të fundit ka shëtitur si engjëllushë e Victoria’s dhe me lot në sy është ndarë nga karriera, tani ka arritur konfirmimi zyrtar se kush do ta zëvendësojë.


Në të vërtetë, modelja hungareze Barbara Palvin (25) do t’i bashkohet tufës “Victoria’s Secret”, transmeton Telegrafi.

Ajo edhe më herët është paraqitur në revytë e modës të shtëpisë së famshme, krah për krah me Taylor Hill, Candice Swanepoel, Alessandra Ambrosio dhe me bukuroshe të tjera.

Barbara e ka publikuar lajmin në Instagramin e vet dhe ka theksuar se “është krenare që përfaqëson Hungarinë”. /Telegrafi/