LAJMI I FUNDIT:

Zyrtari i lartë amerikan sot takohet me Vuçiqin, temë Kosova

Zyrtari i lartë amerikan sot takohet me Vuçiqin, temë Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Matthew Palmer.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, temat e bisedimeve nuk janë shpallur nga kabineti i presidentit të Serbisë, por nuk ka dyshim se njëra prej tyre do të jetë zgjidhja e çështjes së Kosovës.


Ndryshe, siç kujtojnë mediat serbe, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit më parë u takua me Vuçiqin në tetor të vitit të kaluar, kur ai tha se SHBA-ja e mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës në mënyrë që të arrihet një marrëveshje që do të çojë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

Zyrtari i Departamentit të Shtetit, atëherë i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të shfrytëzojnë mundësinë historike dhe për të arritur një marrëveshje që do të jenë të qëndrueshme,… duke deklaruar se është koha për kompromis dhe fleksibilitet.

Takimi mbahet më shumë se dy javë para takimit në Paris ku temë do të jetë Kosova.

Po sipas mediave serbe, zyrtari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Erath tha ndërkohë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të marrin pjesë në konferencën e ardhshme në Paris, por kjo ende nuk është përcaktuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori