Dhe kur e kanë shqyrtuar, kanë ardhur në përfundim se lënda ka arritur kohën e parashkrimit absolut dhe rrjedhimisht janë pushuar të gjitha hetimet.

Është kjo padia e 9 organizatave të Asociacionit të Familjeve të personave të zhdukur që ia kishin bërë Pablo Baraybarit udhëheqës i Zyrës për Persona të Zhdukur dhe Mjekësi Ligjore të UNMIK-ut, raporton KTV. 


Peruani dyshohet se ka marrë pa autorizim rreth 400 klavikula duke i prerë eshtrat e viktimave dhe ato i ka përdorur për qëllime personale.

Me studimin për këto klavikula që u morën nga trupat e kosovarëve të vrarë në luftë, Baraybar ka shkruar një libër dhe ka botuar një punim shkencor.

“Skeletal Trauma” është libri që ka çmimin 179 dollarë e ku Baraybar ka shkruar gjysmën e tij me hulumtimin që e ka bërë me mostrat e eshtrave në Kosovë.

Pjesa tjetër është me raste të ndryshme në Peru, që është shkruar nga Erin Kimmerle. Në vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, që e ka KTV-ja dhe të cilin e ka nxjerrë gjyqtari Kujtim Krasniqi, tregohet se janë pushuar të gjitha hetimet ndaj Baraybarit.

Në kohën e këtij skandali, në Zyrën e UNMIK-ut ishte nisur një hetim i brendshëm, por nga puna ishin suspenduar vetëm personeli kosovar e Baraybari, i cili pastaj ishte larguar vetë nga Kosova.

Për ata që kanë bërë padinë, kjo vonesë e shqyrtimit të lëndës dhe pushim i hetimeve është i qëllimshëm, sidomos nga misioni i EULEX-it.

Në vitin 2006 edhe Kombet e Bashkuara ia kanë ndarë Baraybarit çmimin “Memory Project”, me të cilin e shpërblyen punën e tij në kuadër të Zyrës për Persona të pagjetur të UNMIK-ut. 

ARTA_BARAYABAR_HETIMET_03_02 from Koha.net on Vimeo.