Dhjetëra zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës kanë udhëtuar dje për në Shqipëri, për kinse përgatitje të Ligjit për Azil, raporton lajmi.net
Mësohet se janë 28 persona dhe se kjo gjë ndodh shumë shpesh viteve të fundit në këtë ministri.
Burime të lajmi.net brenda MPB-së bëjnë të ditur se ata shkojnë në Durrës me pretekstin për përgatitje të ligjeve dhe akteve, por e bëjnë për të fituar mëditje, ngase një gjë e tillë fare leht dhe mund të bëhet edhe në ndonjë qendër hoteliere apo rekreative brenda vendit.
Me një përllogaritje të thjeshtë, mëditjet për 28 persona, për dy ditë, rezultojnë 56 sosh.
Një e tillë paguhet 51 euro, duke mos harruar që këto nuk hyjnë pagesat e ushqimeve dhe qëndrimit.
“Mund të shkojnë kudo në Kosovë të mblidhen e të përgatisin akte nënligjore, ligje e gjithçka tjetër, por dalin jashtë Kosovës, gjithmonë me qëllim që të marrin mëditje”, shpjegon ky burim.
Drejtoreshën e zyrës për media në MPB, Rroksana Qarri ka thënë se deri të hënë nuk mund të kthejë përgjigjeje për këtë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filloi dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë kundër rriqrave
Banorët e Likovës fillojnë me paraqitjen e dëmeve bujqësore pas reshjeve të djeshme
Shtetasja e Kosovës mashtrohet nga një person nga Tetova, i premtoi marrjen e provimit për gjuhën gjermane
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251