Serie A ka njoftuar se edicioni 2020/21 do të fillojë më 19 shtator dhe do të përfundojë më 21 maj të vitit të ardhshëm.

"Pas një mbledhje të mbajtur me të gjitha klubet, është vendosur unanimisht që sezoni 2020/21 të fillojë më 19 shtator dhe të përfundohet më 21 maj të vitit të ardhshëm", thuhet në njoftimin e ligës italiane.


"Në këtë mbledhje janë marrë edhe vendime se si të ketë data të menagjueshme në rast se sërish ndërpritet futbolli dhe se si klubet të respektojnë masat anti-COVID".

Juventus Scudetto Juventus (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)

Më poshtë janë përcaktuar se kur hapet afati i transferimeve, shorit i Ligës së Kampionëve, ai i Evropës dhe kur fillojnë ligat evropiane:

4 gusht - Hapet afati kalimtar në La Liga

21 gusht - Finalja e Ligës së Evropës për edicionin 2019-20

22 gusht - Fillon Ligue 1 2020-21

psg e1595656904112

23 gusht - Finalja e Ligës së Kampionëve 2019-20

1 Shtator - Hapet afati kalimtar në Serie A

12 Shtator - Fillojnë Liga Premier 2020-21 dhe La Liga 2020-21

18 Shtator - Fillon Bundesliga 2020-21

PhilippeCoutinhobayernkampion 1 Bayern Munich (Photo by Stuart Franklin/Getty Images/Guliver)

19 Shtator - Fillon Seria A 2020/21

24 Shtator - 2020 Kupa e Kupës së UEFA-s

1 Tetor - Shorti në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve 2020-21

2 tetor - Shorti në fazën e grupeve të Ligës së Evropës 2020-21

5 tetor - mbyllet afati kalimtar në Ligën Premier, Serie A, Bundesliga, La Liga. /Telegrafi/

telegrafi sport app