Edhe pse u përfol shumë se vëllezërit Rugova do të largoheshin nga klubi për shkak të përforcimeve të huaja që kanë ardhur në ekip, besa pati edhe takime mes Sigal Prishtinës edhe Pejës për ndonjë shkëmbim të mundshëm, në fund ata përsëri mbeten në kryeqytet.

Pak çaste më parë në faqen zyrtare të klubit në Facebook, u raportua se klubi ua ka zgjatur edhe për dy vite kontratat të dy basketbollistëve që janë produkt i akademisë së këtij klubi. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app