LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarë ushtarakë amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të dërgojnë aeroplanët F-16 në Ukrainë

Zyrtarë ushtarakë amerikanë i bëjnë thirrje Pentagonit të dërgojnë aeroplanët F-16 në Ukrainë

Zyrtarët ushtarakë amerikanë i kanë bërë thirrje Pentagonit që ta furnizojnë Ukrainën me aeroplanët luftarakë F-16, më qëllim që ky vend të mund të mbrohet nga raketat dhe dronët rusë.

Një burim që ka folur në kushte anonimiteti, ka thënë për Politico se nuk është marrë vendimi përfundimtar, derisa një zyrtarë i lartë nga zyra e Sekretarit të Mbrojtjes ka theksuar se nuk po e kundërshtojnë një thirrje të tillë, transmeton Telegrafi.

Ky lajm vjen disa ditë pasi që Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë një pako të re të armëve që kapin vlerën e dy miliardë dollarëve, përfshirë sistemin raketor Patriot.


Pamjet nga droni tregojnë “qytetin fantazmë” Vuledar të Ukrainës, aty ku as edhe një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar
Lexo po ashtu Pamjet nga droni tregojnë “qytetin fantazmë” Vuledar të Ukrainës, aty ku as edhe një objekt nuk ka mbetur pa u shkatërruar

E Gjermania së fundmi ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, kurse Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë tanket Abram.

Në anën tjetër, tanke kanë premtuar edhe shumë vende tjera perëndimore, e nëse të gjithë këto tanke dërgohen në Ukrainë, atëherë Kievi do të mund të mbrohet nga agresioni rus. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Kalo në kategori