LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Trippier transferohet te Newcastle United

Zyrtare: Trippier transferohet te Newcastle United

Pas shumë diskutimeve mes klubeve, Kieran Trippier më në fund është transferuar te Newcastle United.

Ka qenë klubi anglez që ka konfirmuar se ka transferuar reprezentuesin e Kombëtares së Anglisë nga Atletico Madrid.

31-vjeçari ka rënë dakord për një kontratë për dy vite e gjysmë dhe tanimë është prezantuar si lojtar i ri i Newcastles.


‘Laraskat’ kanë paguar 15 milionë euro te Atletico Madrid për të marrë shërbimet e mbrojtësit me përvojë.

Vet Trippier është shprehur i lumtur që ndodhet tani në St James park.

“Jam i lumtur që i bashkohem këtij klubi fantastik. Më pëlqeu vërtet koha ime në Madrid, por kur mësova për interesimin nga Newcastle United dhe pasi kisha punuar më parë me Eddie Howe, e dija se ky ishte vendi ku doja të transferohesha”.

“Jam i vetëdijshëm se ka shumë punë përpara nesh, por i njoh mirë kërkesat e Ligës Premier dhe e di se çfarë klubi i mrekullueshëm është ky me lojtarë shumë të talentuar. Mezi pres tv filloj dhe jam i emocionuar, për të dal në St. James Park si lojtar i Newcastles”, tha Trippier gjatë prezantimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori