Zyrtare: Tolisso nënshkruan me Bayernin (Foto/Video)

Corentin Tolisso ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Bayern Munichun.
Mesfushori që ishte në pronësi të Lyonit ishte shënjestër edhe e Juventusit, Napolit dhe Milanit, por të mërkurën pasdite ka nënshkruar ‘live’ përmes Snapchatit.
Spekulohet se klubi gjerman do të paguajë ndërmjet 35 dhe 40 milionë euro për 22-vjeçarin.
“Kam kaluar momente të shkëlqyera të Lyoni dhe jam shumë falënderues për këtë gjë”.

“Tash jam shumë i kënaqur që jam te një prej klubeve më të mira në Evropë”.
“Kam qëllime shumë të mira për kohën time te Bayerni. Sot është një ditë e shkëlqyer për mua”, ka deklaruar Tolisso. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































