LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Telefoni 5G nga LG vjen në shkurt, para atij të Samsung

Zyrtare: Telefoni 5G nga LG vjen në shkurt, para atij të Samsung

LG është e vendosur të tejkaloj Samsung Galaxy S10, me telefonin e tyre të ri 5G i cili ka marrë një datë zyrtare të lansimit së bashku me disa specifika të shkëlqyera të rrjedhura.

Nuk e dimë nëse është fjala për Thinq V50, një version i V50, ose një pajisje e vetme 5G.

LG zyrtarisht ka thënë se do të lansojë telefonin e parë të aftë për 5G në MWC 2019, që zhvillohet në fund të shkurtit, specifikisht më datën 24.

Kjo duhet të ndihmojë ta vendosë atë në një pozitë të mirë për konkurrencë, e cila pritet gjithashtu të lansojë telefonat e rrjetit 5G të gjeneratës së ardhshme.

Spekulimet kanë zbuluar më shumë se çfarë duhet të presim nga telefoni 5G, duke përfshirë një Qualcomm Snapdragon 855 CPU dhe një bateri të fuqishme 4,000mAh.

LG thotë se telefoni 5G do të jetë i disponueshëm edhe jashtë Koresë së Jugut, veçanërisht në SHBA dhe Evropë. /Telegrafi/