Robinho ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin nga San Siro, ndërsa Milani do t’i paguajë Cityt për shërbimet e tij, 15 milionë euro.


robinho(1)

Robinho kaloi para dy vitesh te Manchester City nga Real Madridi dhe atëkohë ishte rekordi britanik i transferimeve. Pas një fillimi të mirë në Eastlands, Robinho dështoi të bënte impakt në vijim dhe problemet me menaxherin, Roberto Mancini, bënë që ai tani të përfundojë në San Siro dhe në fanellën kuq e zi të Milanit. /Telegrafi/

telegrafi sport app