LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Renault Captur i ri prezantohet në Prishtinë (Foto)

Zyrtare: Renault Captur i ri prezantohet në Prishtinë (Foto)

Renault Captur i ri është zbuluar zyrtarisht mbrëmë në kryeqytet – me dizajnin e ri të freskuar, karakteristikat e reja të shtuara, teknologjinë dhe tiparet e reja të cilat e mbajnë si model dominues në kategori

Njëri prej modeleve kryesore që e ka bërë prodhuesin e famshëm francez lider botëror me shitje të veturave është pikërisht Renault Captur, veturën më të shitur edhe në tregun tonë vitin e kaluar. Ndërsa modeli i ri i Captur 2017 mbrëmë është prezantuar zyrtarisht në Prishtinë, nga AutoMita – përfaqësuesi zyrtar i Renault për Kosovë, i cili menjeherë ka shitur disa njësi të para të Captur 2017.


Modeli më i shitur në kategorinë e veturave urbane ‘Compact Crossover’ i cili gjatë vitit të kaluar është shitur me qindra mijëra njësi vetëm në kontinentin evropian, Renault Captur ka debutuar edhe në tregun kosovar, si një veturë e ri-krijuar e Renault, me të cilin prodhuesi francez ka bërë përpjekje e re për ta bërë atë edhe më atraktive.

Captur i ri vjen me kombinimin e dy ngjyrave kryesore të veturës, mirëpo për dallim nga modeli i vitit 2016, Captur 2017 shton edhe tri ngjyra të reja – Desert Orange, Ocean Blue dhe Ametist, si dhe një opsion të ri të quajtur Mercury Silver për çatinë e veturës. I riu, Renault Captur fillon prej 13,900 eurove.

#newCAPTUR is here!

A post shared by Auto Mita (@auto.mita) on Aug 2, 2017 at 11:03am PDT

Renault gjithashtu ka ndryshuar pamjen e Captur-it të ri, për ta bërë atë më të ngjashëm me SUV të tjerë më të mëdhenj në kategorinë e modeleve tjera sikurse Kadjar.

Në brendësi të veturës, Renault ka përdorur material me cilësi të lartë dhe krom për të bërë enterierin e veturës të ofrojë ndjenjën më të mirë të luksit, ndërsa Zgjim Mita, drejtor ekzekutiv në AutoMita tha se Captur i ri ofron komoditet shumë më të madh të vozitjes sesa çdo model tjetër paraprak i kësaj veture.

Me modelet e reja të veturave, Renault ka arritur ta përmbysë secilin konkurrent të saj në gjithë botën, dhe ka marrë titullin si prodhuesi më i madh i makinave në botë. Duke shitur 5.2 milionë vetura në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Renault në mënyrë të qartë zurin vendin e parë duke i lënë pas rivalët gjithë rivalët e saj kryesor.

Një raport i fundit i publikuar nga Doganat e Kosovës dëshmon se edhe në tregun kosovar, Renault është bërë lider i tregut me shitje, duke lënë pas markat tjera sikurse Volkswagen, Toyota, Ford apo Hyundai. /Telegrafi/