LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rasmus Hojlund transferohet te Manchester United

Zyrtare: Rasmus Hojlund transferohet te Manchester United

Më në fund është bërë zyrtare transferimi i Rasmus Hojlund te Manchester United.

Sulmuesi danez është larguar nga skuadra italiane Atalanta pas vetëm një sezoni dhe ka bërë hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar gjigantit anglez.

Manchester United e ka prezantuar talentin danez për të cilin ka paguar plot 70 milionë euro te Atalanta.


20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Manchester Unitedin.

“Nuk është sekret që kam qenë tifoz i këtij klubi të madh që kur isha i vogël dhe ëndërroja të luaja në Old Trafford si lojtar i Manchester United”.

“Jam tepër i emocionuar nga kjo mundësi për ta kthyer atë ëndërr në realitet dhe jam i vendosur të shpërblej besimin që klubi ka treguar tek unë. Është ende herët në karrierën time, por e di që jam gati ta bëj këtë hap dhe të luaj me këtë grup lojtarësh të klasit botëror”.

“Pasi fola me menaxherin, e dija se ky mjedis do të ishte i përsosur për zhvillimin tim. Po shijoj mundësinë për të punuar me një nga trajnerët më të mirë në botë. Nën drejtimin dhe mbështetjen e tij, e di se jam në gjendje të arrij gjëra të mëdha së bashku me shokët e mi të rinj në këtë klub të veçantë”, ka thënë Hojlund. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori