Prishtina dhe Kreshnik Uka kanë arritur marrëveshje për tre vitet e ardhshme.

Kreshnik Uka, 24 vjeç, i lindur më 07.01.1995 në Skenderaj, sulmuesi i krahut, në edicionin e sapo përfunduar ka regjistruar 31 paraqitje kampionale me Drenicën duke realizuar 8 gola dhe 4 asistime. Është realizuesi më i mirë tek Drenica.


“Është një ndjenjë e mirë për faktin që një klub me kaq histori ka shfaq dëshirë te më ketë mua në gjirin e saj. Ky është vlerësim për punën time dhe është shtysë që të punoj për rrugën e re të sukseseve”.

42240217 2012693348792888 1646430645829763072 o

“Në këtë ditë të rëndësishme për karrierën time, dua të falënderoj gjithë ata që më janë gjendur në krah dhe më kanë ndihmuar në rrugën time të sportit, duke filluar nga familja që janë mbështetja më e madhja, klubin tim të fëmijërisë KF Drenica, gjithë trajnerët, bashkëlojtarët dhe tifozët”.

“Po ashtu falënderim të veçantë për njerëzit që më kanë mbështet dhe kanë pas besim në mua nga fillimet e mia, sidomos bashkëlojtarin Taulant Dahaku që prej ditës së parë më ka mbështetur duke më kritikuar e treguar rrugën që duhet të ndjek për të arritur drejt qëllimit tim duke e falënderuar edhe kompaninë e tij “MasterTau Sport Menagment” për përfaqësimin tim për të arritur marrëveshjen me FC Prishtina”.

57652760 1116392361878832 4427146503672299520 o

“Ndërsa premtoj se do të jap maksimumin tim që së bashku me ekipin të arrijmë objektivat e klubit dhe të bëjmë krenar tifozët e shumtë që ka Prishtina”, ka thënë futbollisti i ri i Prishtinës, Kreshnik Uka. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app