Për Morovicin fillimisht deklaruan mediat kroate të cilat e konfirmuan transferimin e tij te Peja, teksa edhe burimet e sigurta të Telegrafit kanë konfirmuar këtë transferim.

Morovic është 30-vjeçar, i cili së fundmi ka luajtur për Zadarin, ndërsa gjatë karrierës së tij ka luajtur për ekipe të njohura si Zagrebi, Halychyna, Siroki, Oknoplast dhe Cibona.


Mirëpo, nuk përfundon me kaq. Peja gjatë ditës së sotme ka arritur marrëveshje edhe me një tjetër basketbollist të huaj dhe cilësor. Ai është Mirza Ahmetbasic, i cili kishte luajtur edhe më parë për pejanët gjatë edicionit 2011/2012. Boshnjaku së fundmi ka qenë pjesë e ekipit të Welsit në Austri. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app