Kampioni i Kosovës, bëhet klubi i nëntë që i bashkohet EUROHOLD Ballkan League për sezonin 2013/2014.

“Verdhezinjtë bënë një kërkesë zyrtare për të marrë pjesë në këtë garë, pasi rivali i tyre, Sigal Prishtina, u pranuan muajin e kaluar. Pasi i dëshmuan ligës se ata do të kenë një buxhet të mirë dhe stabile, gjithashtu edhe kushte të mira e organizim të mirë, drejtori sportiv, Shay Shtriks së bashku me Assen Christov, që është drejtori ekzekutiv i kësaj lige, morën vendimin që t’i japin leje KB Pejës që të jenë pjesë e këtij kompeticioni me kushtet e njëjta me Sigal Prishtinën”, shkruan në komunikatën e faqes zyrtare të BIBL-së. 


pejawidekallt


“Të shtunën, me 17 gusht, do të ketë një takim me presidentit të KB Pejës dhe përfaqësuesit tjerë të klubit ku të gjitha detajet tjera do të diskutohen. Pastaj, menaxheri i këtij kompeticioni, Kamen Toshev, do t’i bëjë një vizitë qytetit të Pejës, në mënyrë që të sigurohet se hoteli dhe kushtet e stërvitjeve janë të aranzhuara në mënyrën e duhur”, shkruan më tej në komunikatë.

Tani mbetet të shihet se a do t’i ndajë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, 35 mijë euro edhe për klubin e Pejës, ashtu siç i ndau për Sigal Prishtinën me 14 qershor. /Telegrafi/

telegrafi sport app