Zyrtare: Morina trajner i Ferronikelit

“Jemi marrë vesh që ta udhëheq unë një vit Ferronikelin. Ajo që me siguri e kemi obligim është që të bëjmë lojëra të mira, ashtu siç ka bërë ky ekip sezonin e kaluar”, u shpreh fillimisht Morina për Express.
“Ata djemtë që kanë qenë vjet, sipas të gjitha gjasave do të mbesin, ndërsa do ta transferojmë edhe ndonjë lojtarë, varësisht ku kemi nevojë. Një herë duhet ta shohim fondin e lojtarëve që do t’i kemi në dispozicion, më pas t’i vëmë edhe objektivat”, përfundoi ish trajneri i Dritës.
Sezonin e kaluar, Ferronikelin e udhëhoqi me sukses Ramiz Krasniqi, deri tek ‘bojkoti’ i lojtarëve në xhirot e fundit, kur edhe ishin prishur punët tek skuadra e gjelbër, raporton Express. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/07/2013



















































