Mbrojtësi kosovar Leard Sadriu i ka dhënë fund aventurës së tij në Slloveni pas disa sezoneve të suksesshe me Murën, ku fitoi përvojë të rëndësishme në nivel ndërkombëtar.

24-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit rumun ku ka nënshkruar për skuadrës FC Arges.


Reprezentuesi kosovar ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me klubin rumun dhe tanimë është prezantuar me fanellën e ekipit.

Sadriu shihet si një përforcim i rëndësishëm në repartin mbrojtës, me klubin rumun që është rikthyer në elitë si kampion i Ligës së Parë.

Gjatë qëndrimit të tij te Mura, ai tregoi paraqitje shumë të mira dhe fitoi edhe ftesë nga Kombëtarja A e Kosovës./Telegrafi/

telegrafi sport app