Klubi saudit Al-Hilal ka zyrtarizuar transferimin e yllit francez Karim Benzema, i cili do të jetë pjesë e ekipit të parë për një periudhë njëvjeçare e gjysmë, si lojtar i lirë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Al-Hilal Club, e udhëhequr nga Princi Nawaf bin Saad, duke shënuar një tjetër goditje të madhe të klubit në tregun e transferimeve.


Benzema konsiderohet si një nga futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit modern. Gjatë karrierës së tij ka fituar 34 trofe, përfshirë pesë Kupa të Botës për Klube, pesë Liga të Kampionëve, si dhe katër tituj të La Ligës me Real Madridin. Me Olympique Lyon, ai ka fituar katër tituj kampioni në Ligue 1.


Në nivel ndërkombëtar, Benzema ka zhvilluar 97 paraqitje me Kombëtaren e Francës, duke triumfuar në UEFA Nations League dhe duke marrë pjesë në Kampionatin Botëror.

Sa i përket çmimeve individuale, Karim Benzema është fitues i Topit të Artë (Ballon d’Or) dhe i çmimit UEFA Best Player in Europe, si dhe ka qenë golashënuesi më i mirë në disa kompeticione elitare.

Transferimi i tij pritet të rrisë ndjeshëm cilësinë dhe vëmendjen globale ndaj Al-Hilal dhe futbollit saudit në përgjithësi. /Telegrafi/

telegrafi sport app