LAJMI I FUNDIT:

Grenell emërohet Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare

Grenell emërohet Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë të ditur se ka emëruar ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si Drejtor në detyrë të Inteligjencës Kombëtare.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Trump, përmes një postimi në Twitter, përcjell Telegrafi.


“Unë jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, Richard Grenell, do të bëhet Drejtor në detyrë i Inteligjencës Kombëtare. Rick ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Unë do të doja të falënderoja Joe Maguire për punën e mrekullueshme që ai ka bërë, dhe mezi presim të punojmë me të nga afër, mbase në një kapacitet tjetër brenda Administratës!”, ka shkruar më tej presidenti Trump.

Ndryshe, Grenell deri më tani ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Berlin. Ai njëherësh ishte caktuar edhe si i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell mbetet i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi - i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
Lexo po ashtu Grenell mbetet i dërguari i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi - i përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Ndërkohë, siç shkruan Zëri i Amerikës, Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e njohura prej të cilave është CIA.

Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

CNN njoftoi se Ambasadori Grenell kishte shprehur prej kohe dëshirën për t’u larguar nga posti në Gjermani dhe për të shkuar në sektorin privat, ose në një post tjetër qeveritar.

Ambasadori Grenell njihet si përkrahës i fortë i Presidentit Trump.

Posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati.

Po sipas VOA, nuk është e qartë nëse Ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori