Zyrtare: Gerhard Progni dhe Fiton Hajdari vazhdojnë kontratat me Gjilanin

Gjilani ka rinovuar kontratat edhe me dy nga futbollistët kryesor të skuadrës, Gerhard Progni dhe Fiton Hajdari.
Klubi gjilanas arriti të sigurojë daljen në para-kualifikueset e Ligës së Evropës, pasi mbylli sezonin në vendin e dytë në Superligën e Kosovës.
Ky sukses ka bërë që drejtuesit e Gjilanit, përveç transferimeve të reja, të mendojnë edhe për blindimin e yjeve kryesore të skuadrës.
Kështu, “Skifterat” kanë njoftuar rinovimin e kontratës me dy sulmuesit kryesor të skuadrës, Progni dhe Hajdari.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































