Mesfushori spanjoll, David Silva ka vazhduar kontratën e tij me Manchester City, e cila do ta lidh deri në verën e vitit 2020.  

Ylli spanjoll kishte kontratë me klubin nga Etihad vetëm deri në qershor të vitit 2019, por vendosi ta vazhdoj atë.


Pas bisedimeve me drejtuesit e klubit, Silva ra në ujdi ta vazhdojë qëndrimin e tij te City edhe për një vit, pra deri më 2020.

Rinovimi i kontratës nga Silva erdhi si dhuratë për veten dhe klubin, pasi atëherë spanjolli do të festonte 10 vjetorin e tij si "Qytetar".

Pas rinovimit të kontratës është vet klubi anglez që ka njoftuar mes faqeve të tyre zyrtare në internet dhe rrjetet sociale.

davis silva 1

"David Silva ka vazhduar edhe për një vit kontratën e tij me Man Cityn. Marrëveshja e re do ta mbaj atë në Etihad Stadium deri më 2020, atëherë kur i mbush 10 vjet në klub", thuhet në njoftimin e klubit anglez.

davis silva

"Jam shumë i lumtur që e kam lidhur të ardhmen time me City-n. Jam krenar për arritjet e mia me këtë skuadër".

"Besoj se jemi në një pozicion shumë të mirë për të fituar trofe të tjerë me Pep Guaridolën”, ka thënë Silva pas rinovimit. /Telegrafi/

telegrafi sport app