Mbrojtësi brazilian, Dani Alves ia ka parë sherrin finales së Kupës së Francës.

Paris Saint Germain triumfuan në finalen ndaj skuadrës Les Herbiers 2-0, por kanë humbur yllin e tyre.


Alves u lëndua dhe u detyrua ta lë ndeshjen katër minuta para fundit të saj.

Tani ka ardhur konfirmimi nga Federata e Futbollit të Brazilit për mungesën e Alvesit në Kupën e Botës.

“Do të jetë e pamundur të thirret Dani Alves për ndeshjet miqësore të radhës dhe për Kupën e Botës”.

5568

“Ai ka pësuar një lëndim dhe nuk do të jetë i gatshëm”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit brazilian.

Lëndimi i mbrojtësit brazilian do për tu shëruar së paku katër javë, ndërsa loja e parë e Brazilit në Rusi luhet më 17 qershor kundër Zvicrës.

35-vjeçari ka marrë pjesë në dy kampionate botërore me Brazilin në vitin 2010 dhe atë 2014. /Telegrafi/

telegrafi sport app