Zyrtare: Bukayo Saka rinovon me Arsenalin

Arsenali e ka rinovuar kontratën e sulmuesit Bukayo Saka, i cili pëlqehej nga top gjigantët evropianë.
Ylli anglez ka nënshkruar për disa vite, duke e bërë prioritet qëndrimin te “Topçinjtë”, skuadër ku ka shënuar 78 gola në thuajse 300 paraqitje në të gjitha garat.
“Bukayo Saka ka nënshkruar kontratë afatgjatë me ne. 24-vjeçari i është bashkuar akademisë si 8-vjeçar, ndërsa ka shënuar 78 gola në thuajse 300 paraqitje në të gjitha garat”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e skuadrës londineze.
Committing his future to north London 🔐
Bukayo Saka has penned a new contract with the club 👇
— Arsenal (@Arsenal) February 19, 2026
Saka sa është rikthyer nga lëndimi kurse edhe shënoi në barazimin 2-2 ndaj Wolves për ta zhbllokuar rezultatin.
Ndërkohë, në 23 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion ka shënuar pesë gola si dhe asistuar pesë herë në proces./Telegrafi

Nga
Telegrafi
19/02/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































