Zyrtare: Begovic i bashkohet Milanit

Asmir Begovic është transferimi më i ri i Milanit.
Portieri boshnjak është bashkuar me Milanin si huazim gjashtë mujor nga skuadra angleze Bournemouth.
Ka qenë vet klubi kuqezi që ka bërë zyrtare afrimin e Begovicit nga Bournemouth si huazim gjashtë mujor.
32-vjeçari te Milani do të jetë si portier i dytë dhe do ta zëvendësojë Pep Reinan e larguar.
Milani do ta ketë edhe të drejtën e blerjes së portierit.
Begovic më parë ka mbrojtur edhe për Chelsean, Stoke Cityn, Portsmuthin dhe së fundmi ishte i huazuar te Qarabag në Azerbajxhan. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































