LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Bedri Nika kandidat i LDK-së për Drenasin

Zyrtare: Bedri Nika kandidat i LDK-së për Drenasin

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës ku janë diskutuar çështje të ndryshme që lidhen me aktualitetin politik dhe zhvillimet progresive partiake.

Gjatë takimit u diskutua për reformën zgjedhore që lidhet me zgjedhjet në nivel lokal dhe qendror në Kosovë, proces ky i iniciuar së fundmi.


Sipas komunikatës, Në mbledhjes u diskutua edhe për zgjedhjet në kuadër të Forumit të Gruas dhe Forumit Rinor të LDK-së.

Me këtë rast, Kryesia përgëzoi forumet dhe degët për procesin, posaçërisht duke pas parasysh masivitetin e theksuar gjatë këtij procesi.

Kryesia e LDK-së, gjithashtu miratoi kërkesën e Degës së LDK-së në Drenas, që LDK-ja të garojë e vetme në këto zgjedhje komunale dhe kandidat i LDK-së për zgjedhjet për kryetar të Drenasit të jetë Bedri Nika, njëkohësisht kryetar i Degës së LDK-së në Drenas.

Kryesia e LDK-së diskutoi edhe për zhvillimet e fundit në vend, me ç’rast përgëzoi kryeministrin Isa Mustafa për reformat dhe qeverisjen e mirë e cila po jep rezultate evidente në të gjitha fushat e jetës, thuhet në kumtesën e LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori